Ndërlidhjet

Nga sulmet me bomba në Ghoutën Lindore vdesin 71 persona


Pamje të ndërtesave të shkatërruara në Ghoutën Lindore, foto nga arkivi
Pamje të ndërtesave të shkatërruara në Ghoutën Lindore, foto nga arkivi

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka njoftuar se 71 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, nga sulmet e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj në Ghoutën Lindore, transmeton Reuters.

Sulmet ajore, sulmet me raketa dhe artileri në pjesën e rrethuar në periferi të Damaskut, kanë plagosur 325 persona, ka thënë kjo organizatë.

Ende nuk ka pasur ndonjë koment nga ushtria siriane.

Qeveria e Damaskut ka thënë se ka pasur cak vetëm militantët.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se afro 400,000 persona jetojnë në Ghoutën Lindorëe, e cila gjendet nën rrethim qeveritar nga viti 2013.

Vëzhguesi Sirian me bazë në Britani, ka thënë se përshkallëzimi i fundit i situatës në këtë zonë, ka nisur të dielën.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG