Ndërlidhjet

Dhjetëra të vdekur nga dy sulme në Kabul


Forcat e sigurisë afgane para vendit ku ka ndodhor sot sulmi në Kabul

Zyrtarët afganë kanë thënë se një bombë vetëvrasëse ka lënë të vdekur të paktën dy persona, në sulmin që ka ndodhur në një zonë diplomatike në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS) e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, ka thënë se gjashtë persona janë plagosur në sulmin e ditës së sotme, afër selisë së NATO-s dhe jo shumë larg ambasadës amerikane.

Përmes një deklarate, agjencia e lajmeve e IS-it, Amaq, ka njoftuar se sulmi është kryer nga një sulmues me jelek shpërthyes dhe ka pasur cak selinë e shërbimit të inteligjencës së Afganistanit.

Në të njëjtën kohë, ministria e Mbrojtjes afgane, ka njoftuar se 18 ushtarë kanë vdekur në një sulm të talibanëve në perëndim të Afganistanit.

Militantët e talibanëve dhe IS-it kanë kryer një varg sulmesh kundër trupave afgane dhe policisë në muajt e fundit.

Ushtarët afganë janë përballur me atë që Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar si numër “shokues” të viktimave, prej kur forcat ndërkombëtare kanë përfunduar misionin e tyre më 2014.

XS
SM
MD
LG