Ndërlidhjet

Haradinaj prezanton projekte zhvillimore në Samitin e BERZH-it


Samiti në Londër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar në Londër 39 projekte konkrete, që kapin vlerën e 600 milionë eurove në Samitin e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Para investitorëve potencialë nga e gjithë bota, kryeministri Haradinaj përmendi punën e Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e fushës ligjore në favor të krijimit të ambientit më të mirë për investimet e huaja.

Ai po ashtu ka përmendur edhe heqjen e taksave në disa sektorë për të stimuluar rritjen ekonomike, krijimin e një klime më të mirë investive në fushën e bujqësisë, në fushën e teknologjisë informative dhe prodhimit të energjisë alternative.

“Kosova ka popullatën më të re në Evropë, 65 për qind e saj janë nën moshën 35-vjeçare, fakt ky që e bënë tregun e punës tejet atraktiv. Të rinjtë tanë kanë përvetësuar në masë të madhe teknologjinë informative, duke u bërë një nga top vendet në botë në përdorimin e saj. Shumë prej tyre janë folës të disa gjuhëve të huaja”, ka thënë në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj.

XS
SM
MD
LG