Ndërlidhjet

UNICEF: Bie numri i martesave të fëmijëve


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara tha se ka rënie të konsiderueshme të numrit të martesave të fëmijëve në gjithë botën.

UNICEF llogarit se 25 milionë martesa të fëmijëve janë parandaluar në dekadën e kaluar.

Një në pesë vajza janë martuar përpara se t’i bënin 18 vjet, krahasuar me një në katër vajza dhjetë vjet më parë.

Në vendet e Azisë Jugore ka ndodhur reduktimi më i madh i martesave të fëmijëve, tha UNICEF.

Në Indi kjo është arritur me shkollim më të mirë për vajzat dhe me publikimin e dëmeve që sjell martesa e fëmijëve.

UNICEF tha se problemi më i rëndë tani është në Afrikë, ndonëse Etiopia ka ulur normat e martesës së fëmijëve për një të tretën.

Udhëheqësit botërorë janë zotuar se do t’iu japin fund martesave të fëmijëve deri në vitin 2030 përmes Synimeve të OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm.

XS
SM
MD
LG