Ndërlidhjet

Bie shikueshmëria e ceremonisë së Oscar-it


Ilustrim

Ceremonia e çmimeve Oscar sivjet tërhoqi audiencën më të vogël televizive të regjistruar ndonjëherë në SHBA.

Sipas të dhënave të rrjetit televiziv ABC, i cili e transmeton drejtpërdrejt ngjarjen, ajo ka pasur 26.5 milionë shikues, krahasuar me 32.9 milionë në vitin 2017.

Këto shifra, megjithatë, nuk përfshijnë shikueshmërinë digjitale.

Edicioni i 90-të i Oscar-it u zhvillua të dielën, ndërsa çmimin për filmin më të mirë e mori drama romantike “The Shape of Water” e regjisorit Guillermo del Toro.

Ceremonia e Oscar-it, ngjarjes më të rëndësishme në industrinë e filmit, transmetohet qysh në vitin 1953, ndërsa audienca matet qysh më 1974.

XS
SM
MD
LG