Ndërlidhjet

Ish-polici rus dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 19 grave


Ilustrim

Një ish-polic rus është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 19 grave në Siberi.

Një gjykatë rajonale në Novosibirsk ka shpallur sot vendimin për Yevgeny Chuplinsky, gjashtë ditë pasi një juri e kishte gjetur atë fajtor për vrasjen e 19 grave. Vrasjet kishin ndodhur në mes të viteve 1998-2005.

Shumica e viktimave të Chuplinskyt ishin prostituta. Ai fillimisht ishte arrestuar më 2004, por kishte arritur të ikte nga stacioni policor. Më pas, ai sërish u arrestua më 2006 dhe u lirua për shkak të mungesës së provave.

Chuplinsky, 52-vjeç, u arrestua sërish më 2016, pasi testet e ADN-së kishin vërtetuar përfshirjen e tij në vrasje.

XS
SM
MD
LG