Ndërlidhjet

Kina heq kufizimin e mandatit presidencial


Presidenti kinez, Xi Jinping, foto nga arkivi
Presidenti kinez, Xi Jinping, foto nga arkivi

Parlamenti i Kinës ka miratuar heqjen e kufizimit të mandatit presidencial, duke i lejuar presidentit, Xi Jinping të qëndrojë në zyrë me kohë të pacaktuar.

Amendamenti kushtetues ka kaluar në mbledhjen vjetore të Kongresit Kombëtar të Popullit në Pekin më 11 mars.

Dy delegatë kanë votuar kundër dhe tre të tjerë kanë abstentuar, në krahasim me 3,000 vota të tjera të favor të ndryshimeve.

Kushteuta e Kinës më parë ka përcaktuar lejimin e mbajtjes së dy mandateve të njëpasnjëshme të postit presidencial.

Ky amendament hedh poshtë sistemin e vënë nga ish lideri kinez, Deng Xiaoping më 1982 i menduar për të parandaluar kthimin e diktaturës afatgjatë që është karakteristikë për Revolucionin kaotik Kulturor të Mao Ce Duni më 1966-76.

Derisa kundërshtarët janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi, disa kinezë që studiojnë jashtë shtetit kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë hap.

Në Universitetin e Kalifornisë, në San Diego, janë parë disa postera me fytyrën e presidentit kinez dhe tekstit “Kurrë presidenti im”.

Kritika janë shprehur edhe në tetë universitete tjera, duke përfshirë Australinë.

XS
SM
MD
LG