Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Japonia planifikon të ulë moshën madhore në 18 vjeç


Ilustrim

Një propozim-ligj i ri në Japoni parasheh që fëmijët të konsiderohen të rritur sapo t’i bëjnë 18 vjet dhe jo 20, siç është aktualisht.

Nëse ndryshimi, që mbështetet nga qeveria, miratohet, 18-vjeçarët do të mund të martohen, të nënshkruajnë kontrata dhe të marrin kredi pa miratimin e prindërve të tyre.

Por, ata nuk do të mund të thithin duhan, të pinë alkool apo të luajnë bixhoz deri në moshën 20-vjeçare.

Nëse parlamenti voton në favor të ligjit, ai do të hyjë në fuqi në vitin 2022.

Ky do të jetë ndryshimi i parë i ligjit që përcakton moshën madhore prejse është hartuar në vitin 1876.

Ministritë e Arsimit dhe të Drejtësisë kanë thënë se do t’i edukojnë adoleshentët rreth përgjegjësive që do të vinin me ndryshimin.

XS
SM
MD
LG