Ndërlidhjet

Shkencëtari rus thotë se edhe shtete tjera mund të kenë mostra të agjentit Noviçok


Shkencëtari rus Vil Mirzayanov
Shkencëtari rus Vil Mirzayanov

Shkencëtari rus, i cili fillimisht kishte ndihmuar në zhvillimin e agjentit nervor që besohet se është përdorur për të helmur ish-spiunin rus në Britani, thotë se edhe shtetet tjera mund të kenë prodhura mostra të substancës.

Por, në një intervistë për Current Time TV, Vil Mirazaynov, i cili ka emigruar në SHBA gjatë viteve 1990, ka fajësuar Rusinë për helmimin, rast ky që ka ngritur tensionet në mes të Moskës dhe Londër, ku dy qeveritë kanë dëbuar diplomatët e shteteve të njëra-tjetrës.

Mirzayanov thotë se e ka publikuar formulën e agjentit nervor – të njohur si noviçok- në një libër në gjuhën angleze të publikuar më 2008.

“Britanikët kanë mundur ta kenë sintetizuar atë në bazë të formulave që unë kam publikuar në librin tim”, thotë ai.

“Secili shtet përkujdeset për sigurinë e vet, dhe si pjesë e studimit të kërcënimeve të mundshme, një model mund të ketë krijuar”, thotë ai.

“Shumë shtete mund të kenë mostra, por prodhimi u rafinua vetëm në Bashkimin Sovjetik dhe në Rusi”, thotë Mirzayanov.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, pasi i janë ekspozuar agjentit nervor më 4 mars, në Britani.

XS
SM
MD
LG