Ndërlidhjet

I dërguari i OKB-së druan se IS-i mund të rikthehet në Siri


I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura

Siria është duke shkruar drejt një ndarje katastrofike dhe mund të shohim kthimin e grupit militant Shteti Islamik, nëse nuk arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e paqes, ka thënë sot i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Siri, Staffan de Mistura.

“E vërteta është se një ndajre e butë dhe afatgjate në Siri është ajo e cila tani po e shohim, në zona të ndryshme. Kjo do të jetë katastrofike jo vetëm për Sirinë, por për gjithë rajonin”, ka thënë ai.

“Pa një proces politik gjithëpërfshirës, duke përfshirë shumicën, sunitët, Daesh do të kthehet”, ka thënë ai, duke iu referuar IS-it me akronimin në gjuhën arabe.

Lufta civile në Siri tashmë ka hyrë në vitin e tetë. Lufta ka nisur më 15 mars të vitit 2011, me shtypjen e protestave të opozitës.

Vlerësohet se në Siri, që atëherë, kanë vdekur mbi 350,000 njerëz dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG