Ndërlidhjet

Ibrahimoviq largohet nga Manchester United


Zllatan Ibrahimoviq
Zllatan Ibrahimoviq

Futbollisti Zllatan Ibrahimoviq ka ndërprerë kontratën me klubin Manchester United duke filluar zbatimin menjëherë, është njoftuar nga ekipi përmes një deklarate, transmeton Reuters.

Ibrahimoviq pritet t’i bashkohet grupit LA Galaxy, kanë raportuar mediat në Angli dhe Shtete të Bashkuara.

“Të gjithë në klub e falënderojnë Zllatanin për kontributin e tij në këtë ekip prej momentit kur na është bashkuar dhe i urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen”, ka thënë klubi në faqen e tij zyrtare në internet.

XS
SM
MD
LG