Ndërlidhjet

Gjermania përshëndet vendimin e SHBA-së për përjashtim nga tarifat e reja


Flamuri gjerman.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altamier i ka thënë Radios Deutschlandfunk, se ka mirëpritur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i përjashtuar përkohësisht vendet e Bashkimit Evropian nga tarifat e vëna për çelikun dhe aluminin, transmeton Reuters.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar sa i përket tregtisë.

“Jam shumë i kënaqur që kemi mënjanuar një situatë për industrinë gjermane të çelikut dhe aluminit, e cila mund të kishte dërguar në pasiguri të madhe”, ka thënë ai.

“Ne nuk duam masa të tjera të njëanshme, ne duam marrëveshje të matura”, ka shtuar Altamier.

“Qëllimi ynë është që në fund të këtyre takimeve, arkitektuara e tregtisë ndërkombëtare të jetë më stabile dhe të kemi më shumë bashkëpunim”, ka deklaruar ministri gjerman.

Javë më parë presidenti amerikan Donald Trump pati njoftuar për vënien e tarifave në importet e çelikut prej 25 përqind dhe ato të aluminit me 10 përqind.

XS
SM
MD
LG