Ndërlidhjet

Qeveria e Serbisë anulon ndeshjen hendbollistike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë


Bllokimi i rrugës në drejtim të qendrës sportive ku ishte planifikuar ndeshja Serbi - Kosovë
Bllokimi i rrugës në drejtim të qendrës sportive ku ishte planifikuar ndeshja Serbi - Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Tanjug se ka marrë vendim që të anulojë ndeshjen në hendboll ndërmjet ekipeve juniore nga Serbia dhe Kosova, e cila ishte parapara të zhvillohet sot.

Stefanoviq ka thënë se e ka njoftuar me këtë vendim edhe kryeministren e Serbisë, Anu Brnabiq si presidentin Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se takimi ka mund të zhvillohet, por sipas tij, çmimi do të ishte i lartë.

”A do të mund të organizoheshim që kjo ndeshje të zhvillohej. Gjithsesi që po. Por, cili do të ishte çmimi? Përleshjet e popullit tonë me policinë për gjërat për të cilat ne nuk besojmë dhe janë në kundërshtim me interesat tona. Andaj, nuk jemi të gatshëm që policia të rrahë njerëzit tanë që të zhvillohet ndeshja”, ka deklaruar ndër tjera Stfanoviq.

Ndërkaq, kryetari i Federatës së Henbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se i vjen keq për anulimin e ndjeshjes dhe se vendimi është marrë nga policia, e cila do të duhej të qëndronte jasht sportit.

“Përkundër përpjekjeve të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federadës së Hendbollit të Serbisë, i cili ka organizuar gjithçka në mënyrë të përsosur, doli se ndeshja nuk mund të zhvillohet. E rëndësishme është që vajza tona këtu janë me disponim të mirë edhe pse ka polici të shtuar, por siguria është e mirë. Shpresoj se turneu do të zhvillohet me skuadra të tjera”, ka thënë Saraçini.

Gazetari i Radios Evropa e Lirë ka raportuar se në qendrën sportive Kovillovo, ku ishte paraparë të zhvillohej ndeshja, masat e sigurisë janë të nivelit të lartë.

I gjithë ky rajon po sigurohet nga një numër i caktuar policësh. Atje, ka arritur ekipi i femrave të Kosovës deri në moshën 20 vjeçare që të zhvillojë ndeshjen, por ajo tashmë është anuluar.

Ndeshja ka qenë e vlefshme për kualifikimet për kampionatin botëror për kategorinë juniore, që do të zhvillohet në Hungari. Në grup me Kosovën dhe Serbinë janë edhe Norvegjia dhe Sllovakia.

XS
SM
MD
LG