Ndërlidhjet

Putin dënon arrestimin e Gjuriqit nga Policia e Kosovës


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Kremlini ka njoftuar se presidenti Vladimir Putin ka dënuar fuqishëm arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës gjatë ditës së hënë. Këto komente ai i ka bërë gjatë një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në deklaratën e lëshuar nga Kremlini thuhet se Putin dhe Vuçiq kanë diskutuar për çështjen e Kosovën “në kontekst të veprimeve provokuese nga autoritetet në Prishtinë”, ndaj Marko Gjuriqit, transmeton AP.

Aty po ashtu thuhet se Putin ka “dënuar” arrestimin e Gjuriqit, duke thënë se me arrestimin e tij, autoritetet në Kosovë kanë shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Të hënën, Policia e Kosovës e ka arrestuar Marko Gjuriqin, pasi ai kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës. Më pas ai është dëbuar për në Serbi.

Turma reagon teksa Gjuriq sjellet nga policia në Prishtinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:56 0:00

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG