Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Një vit deri te Brexit-i, May premton të ardhme të ndritshme


Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, u zotua se do ta mbajë vendin e saj "të fortë dhe të bashkuar", edhe pas daljes së tij nga Bashkimi Evropian.

Zotimi vjen saktësisht një vit përpara Brexit-it.

Britania do të duhet të lërë BE-në më 29 mars, 2019, duke i shkëputur lidhjet që i ndihmuan të definojë identitetin e saj kombëtar, ligjet dhe shtrirjen ndërkombëtare, gjatë 46 vjetëve të integrimit me fqinjët evropianë.

Ekonomia e gjashtë më e madhe në botë ka vendosur të dalë nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Kanë mbetur vetëm edhe disa muaj kohë për arritjen e një marrëveshjeje mbi marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë dhe BE-së.

"Jam e vendosur që e ardhmja jonë të jetë e ndritshme", tha May.

XS
SM
MD
LG