Ndërlidhjet

Veseli ngre dyshime rreth deportimit të shtetasve turq nga Kosova


Kadri Veseli
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur shqetësimin e tij me veprimin e autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, nga Kosova.

“Arrestimi i sotshëm i gjashtë shtetasve turk, banorë me leje të vlefshme qëndrimi në Kosovë dhe punonjës në Kolegjin “Mehmet Akif” të akredituar sipas standardeve përkatëse të Kosovës, nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

“Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence, lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë”, vijon reagimi i Veselit.

“Si shtet demokratik, Kosova në mënyrë institucionale duhet të adreson përgjegjësinë ligjore të akterëve të involvuar në këtë rast. Po ashtu, arrestimi i shtetasve të huaj në flagrancë për dyshime të pabazuara, nuk korrespondon me vlerat evropiane që duhet t’i përfaqëson Kosova”, ka shkruar kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kosova s’ka alternative tjetër veç rrugëtimit evropian. Kjo, natyrisht, kërkon sundim të ligjit dhe llogaridhënie prej abuzuesëve arbitrar të tij”, shkruan Veseli.

XS
SM
MD
LG