Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Sessions nuk emëron këshilltar special për të hetuar paragjykimet rreth çështjes ruse


Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions.

Prokurori i Përgjithshëm në Shtetet e Bashkuara, Jeff Sessions ka thënë se nuk do të emërojë tani një këshilltar special të dytë për të hetuar akuzat se FBI-ja ka qenë paragjykuese në hetimet ruse dhe supozime të tjera të ngritura nga republikanët.

Në një letër nisur drejt tre liderëve republikanë të komiteteve në Kongres, Session ka thënë se ai ka kërkuar nga prokurori amerikan në Utah, John Huber, për të vlerësuar nëse ka nevojë për një emërim të tillë.

Huber, që është emëruar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ndërsa tani është riemëruar nga presidenti aktual, Donald Trump, do të kryejë “vlerësim të plotë, të kompletuar dhe objektiv”, lidhur me shqetësimet e republikanëve, ka thënë Sessions.

Ligjvënësit republikanë kanë bërë thirrje për një këshilltar special, i cili do të studionte supozimet për paragjykim nga ana e FBI-së, lidhur me hetimet në çështjet politike.

Së voni, ata kanë kërkuar që një këshilltar special të verifikojë nëse Departamenti i Drejtësisë apo punëtorët e FBI-së kanë qenë paragjykues gjatë hetimeve tashmë të mbyllura për përdorimin e emailit privat nga ana e Hillary Clintonit dhe për fillimin e hetimeve për lidhjet në mes të Rusisë dhe fushtës së Trumpit më 2016.

Demokratët kanë thënë se supozimet janë përpjekje për të shkatërruar punën e këshilltarit special, Robert Mueller dhe ekipit të tij, të cilët janë duke hetuar supozimet rreth përpjekjeve ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

XS
SM
MD
LG