Ndërlidhjet

Presidenti turkmen emëron djalin e tij zëvendësministër të Jashtëm


Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhammedov

Presidenti i Turkmenistanit ka emëruar djalin e tij në një pozitë të lartë në Ministrinë e Jashtme.

Presidenti Gurbanduly Berdymukhammedov ka emëruar djalin e tij Serdar, në postin e zëvendësministrit të Jashtëm.

Serdar Berdymukhammedov, 36-vjeç, ka qenë kryesues i komitetit parlamentar për çështje ligjore që prej marsit të vitit 2017.

Më parë parë ai ka qenë ligjnëvës dhe shef i departamentit të informacionit në Ministrinë e Jashtme.

Analistët politikë thonë se karriera e tij politike, jep sinjale se ai po përgatitet që të jetë pasardhës i babait të tij në postin e presidentit.

XS
SM
MD
LG