Ndërlidhjet

Putin arrin në Ankara


Garda turke duke pritur liderin rus në Ankara.
Garda turke duke pritur liderin rus në Ankara.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur në Ankara dhe pritet të takohet me holomogun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të udhëtimit të tij të parë jashtë vendit prej kur ka fituar një tjetër mandat si president rus.

Kremlini ka thënë se Putin dhe Erdogan do të jenë pjesë e një ceremonie për fillimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë, përmes një videokonference.

Centrali është duke u ndërtuar në bashkëpunim me Rusinë.

Ata po ashtu pritet të diskutojnë tregtinë mes dy vendeve dhe bashkëpunimin ekonomik, detajet për planin e Turqisë për blerjen e sistemit bërthmor nga Rusia si dhe situatën në Siri.

Më 4 prill, liderit rus dhe atij turk do t’i bashkohet presidenti iranian, Hassan Rohani për bisedime tripalëshe lidhur me konfliktin sirian shtatëvjeçar, në të cilin të trija shtetet janë të përfshira thellë.

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Turqisë janë tensionuar pasi aeroplanët turq kanë rrëzuar një aeroplan luftarak rus afër kufirit sirian në nëntor të vitit 2015, mirëpo Erdogan dhe Putin kanë marrë hapa për rregullimin e marrëdhënieve prej kur raportet e të dyja shteteve vazhdojnë të përkeqësohen kundrejt Perëndimit.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar shtetet në botë, duke përfshirë Turqinë se ato mund të përballen me sanksione për çdo “transaksion të rëndësishëm” që mund të kryejnë me ushtrinë ruse, kanë thënë zyrtarët amerikanë më herët gjatë këtij viti.

Në konfliktin sirian, Rusia dhe Turqia përkrahin kahe të kundërta, mirëpo të dyja shtetet, bashkë me Iranin kanë punuar së bashku për krijimin e “strehave të sigurta”, për të ulur luftimet.

Ato po ashtu kanë sponsoruar një seri të negociatave për konfliktin sirian në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

XS
SM
MD
LG