Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Kryeministri pakistanez viziton Afganistanin me qëllim të uljes së tensioneve


Presidenti afgan, Ashraf Ghani dhe kryeministri pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi në Kabul.

Kryeministri pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi ka vizituar kryeqytetin afgan, Kabul më 6 prill me qëllim të uljes së tensioneve në shtetin fqinj.

Abbasi është takuar me presidentin afgan, Ashraf Ghani dhe disa zyrtarë tjerë, ka bërë të ditur zëdhënësi presidencial afgan, Shah Hussain Murtazawi.

Murtazawi i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se në takimin Ghani-Abbasi është diskutuar për arritjen e paqes me talibanët, kthimin e refugjatëve afganë që janë në Pakistan dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara akuzojnë Pakistanin për krijimin e strehave të sigurta të militantëve talibanë, që janë duke luftuar kundër qeverisë afgane dhe forcave ndërkombëtare në Afganistan.

Islamabadi i kundërshton këto akuza.

Në prag të vizitës së Abbasit, Kabuli ka akuzuar Pakistanin për nisje të sulmeve ajrore që kanë shkaktuar “dëme të mëdha financiare” në provicën kufitare Kunar.

Vizita e Abbasit në Kabul është e para prej kur ai është bërë kryeministër më 2017.

Para nisjes, Abbasi ka thënë se “askush nuk e dëshiron më shumë se Afganistani paqen në Pakistan sepse ne jemi më të prekurit” nga terrorizmi.

Pakistani konsiderohet si vendi i vetëm që mund t’i dërgojë talibanët në tavolinën e negociatave.

XS
SM
MD
LG