Ndërlidhjet

Shefi i Gazpromit "krenohet" se është sanksionuar nga SHBA-ja


Shefi i Gazpromit, Aleksei Miller, foto nga arkivi.

Shefi i Gazpromit në Rusi, Alexei Miller, ka thënë të premten se ai ndihet krenar që është shtuar në listën e sanksioneve të reja amerikane dhe se politikat e kompanisë së tij kanë qenë të drejta.

“Të mos qenit i përfshirë në listën e parë më ka shtuar dyshimet se diçka mund të mos jetë në rregull me mua. Mirëpo më në fund jam i përfshirë. Kjo do të thotë se ne jemi duke bërë gjithçka në rregull”, ka thënë Miller përmes zëvendësit të tij.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione të reja kundër biznismenëve rusë, kompanive dhe zyrtarëve qeveritarë të lidhur me presidentin rus, Vldimir Putin.

Ky është konsideruar një nga hapat më agresiv të Uashingtonit kundër Moskës, me qëllim të ndëshkimit të Rusisë për ndërhyrjet e supozuara në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Në mesin e shumë personave të tjerë janë edhe ish-kryeministri dhe shefi i inteligjencës së Jashtme, Mikhail Fradkov, ministri i Brendshëm rus, Vladimir Kolokoltsev dhe manjati, Viktor Vekselberg.

XS
SM
MD
LG