Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Shumica e të anketurve rusë e favorizojnë Stalinin


Fotografi e liderit sovjetik, Josef Stalin.

Një sondazh i opinionit publik në Rusi ka gjetur se 57 përqind e të anketuarve e shohin diktatorin sovjetik, Josef Stalin, si “udhëheqës të mençuar, i cili e ka çuar Bashkimin Sovjetik në fuqi dhe prosperitet”.

Qendra e sondazheve Levada ka kryer anketën nga data 23 deri më 27 mars.

Vlerësimi pozitiv i Stalinit nuk ka ndryshuar shumë që nga një sondazh i ngjashëm i kryer në mars të vitit 2016, por është rritur në krahasim me vitin 2008, kur 50 përqind e rusëve e kanë parë atë në mënyrë të favorshme.

Historianët dhe kritikët e Kremlinit kanë thënë se nën udhëheqjen e presidentit rus, Vladimir Putin, autoritetet kanë bërë përpjekje të minimizojnë krimet e Stalinit.

XS
SM
MD
LG