Ndërlidhjet

Trump, Rusisë: Bëhu gati për sulme


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që "të bëhet gati".

Në një postim në Twitter, Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje.

"Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe 'të mençura'. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë", shkroi Trump në Twitter.

Kjo është referencë e qartë për presidentin sirian, Bashar al-Assad, të cilin Trump e fajëson për sulmin e dyshuar kimik në qytetin Duma, më 6 prill.

Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga ky sulm.

Lexoni edhe këtë:

Kremlini i kërkon SHBA-së të mos e sulmojë Sirinë

XS
SM
MD
LG