Ndërlidhjet

Pompeo do të merrte qasje më të ashpër ndaj Moskës


Mike Pompeo
Mike Pompeo

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, i nominuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për sekretar shteti, tha se favorizon qasje më të ashpër ndaj Moskës.

"Rusia vazhdon të veprojë në mënyrë agresive, si pasojë e viteve të politikës së butë ndaj këtij agresioni", tha Pompeo, duke folur në seancën e konfirmimit para Senatit amerikan.

Ai tha se administrata Trump, me të drejtë, e ka identifikuar Rusinë si rrezik për SHBA-në.

Pompeo po ashtu bëri të ditur se është intervistuar nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton ndërveprimet midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.

Trump e ka nominuar Pompeon për sekretar shteti, pasi ka shkarkuar Rex Tillersonin.

Puna e Tillersonit në Departamentin e Shtetit është përcjellë me përplasje me Trumpin rreth prioriteteve të politikës së jashtme.

XS
SM
MD
LG