Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës miratoi Kodin e ri penal


Kosovo: Government of Kosovo

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten projekt Kodin e ri Penal të Kosovës. Kodi i ri Penal thuhet se do të ketë një qasje të re në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe dukurive tjera negative.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se me ndryshimin e Kodit Penal janë paraparë dënime të ashpra për keqpërdoruesit e parasë publike.

“Pra kemi të bëjmë më një politikë e cila është mjaft ndëshkuese ndaj çdo dukurie që ndërlidhet me keqpërdorimin e parasë publike. Kodi i ri penal ka të bëjë me zgjatjen e parashkrimit të afateve të lëndëve që lidhen me keqpërdorimin e parasë publike, me avancimin e të drejtave të njeriut... Po ashtu çështja e terrorizimit është trajtuar në këtë kod, janë 20 nene të reja që e trajtojnë këtë çështje”, thotë Tahiri.

Sipas ministrit Tahiri, këto ndryshime i dhënë një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalimin e veprave korruptive në nivelin e ushtrimit të detyrës zyrtare.

Kodi i ri Penal, sipas ministrit Tahiri mund të hyjë në fuqi në janar të vitit 2019.

XS
SM
MD
LG