Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Turqia mund ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme


Fotografi nga arkivi

Këshilli për Siguri Kombëtare i Turqisë ka rekomanduar që të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme edhe për tre muaj.

Ky rekomandim i këshillit, me gjasë do të miratohet nga Parlamenti turk.

Që prej grusht-shtetit të dështuar të korrikut të vitit 2016, Turqia ka miratuar gjashtë herë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Reuters.

Ankaraja zyrtare e akuzon klerik Fethullah Gulen se qëndron prapa puçit të dështuar. Ky i fundit mohon çdo përfshirje në këtë rast.

XS
SM
MD
LG