Ndërlidhjet

Irani mund të hapë bisedimet për të burgosurit nëse SHBA “ndryshon qëndrim”


Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif
Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë se Uashingtoni duhet të “ndryshojë qëndrim” përpara se të nisin negociatat për disa qytetarë amerikanë që janë të burgosur në Iran.

Negociatat janë “një mundësi, sigurisht nga perspektiva humanitare, por kërkon një ndryshim të qëndrimit”, ka thënë Zarif për televizionin CBS.

“Është e rëndësishme për administratën e Trumpit që të tregojë aftësi se mund të përfshihet në një dialog të respektueshëm”, ka thënë tutje Zarif.

“SHBA duhet të mësoj se si të trajtojë shtetet e tjera sovrane, posaçërisht ato shtete që ekzistenca e tyre nuk varet nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë tutje ministri i Jashtëm iranian.

Të paktën pesë amerikanë janë të burgosur në Teheran dhe janë dënuar nën akuza për spiunazh.

XS
SM
MD
LG