Ndërlidhjet

Merret në pyetje sulmuesi i dyshuar në Toronto


Toronto, Kanada
Toronto, Kanada

Policia kanadeze po merr në pyetje shoferin e një furgoni që e ka përplasur atë për këmbësorë në veri të Torontos.

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur nga incidenti i së hënës.

I dyshuari Alek Minassian, 25 vjeç, nuk ka qenë i njohur më parë për autoritetet, tha policia.

Incidenti duket se ka qenë i qëllimshëm, por motivet nuk janë ende të qarta, thanë autoritetet e rendit.

“Nuk përjashtojmë asgjë. Është një fazë e hershme e hetimeve”, tha shefi i policisë në Toronto, Mark Saunders.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, e cilësoi sulmin si “tragjik dhe të pakuptimtë”.

Lexoni edhe këtë:

Dhjetë të vdekur nga goditja me furgon në Toronto

XS
SM
MD
LG