Ndërlidhjet

Trump: Irani do të ketë probleme më të mëdha nëse rinisë programin bërthamor


Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron. 24 prill, 2018.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar se Irani do të ketë “probleme më të mëdha sesa ka pasur më herët”, nëse rinisë programin bërthamor.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, Trump ka thënë se marrëveshja bërthamore e arritur më 2015, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është “e çmendur”.

Ai ka thënë se marrëveshja nuk bën asgjë për të penguar programin e raketave balisitike të Teheranit dhe mbështetjen që Irani u ofron grupeve militante përgjatë Lindjes së Mesme.

“Pavarësisht se ku shkoni në Lindjen e Mesme, duket se Irani qëndron prapa çdo problemi që ekziston atje”, ka thënë Trump, duke cituar konfliktin në Jemen.

Macron, i cili po tenton që të bindë presidentin amerikan që të mos largohet nga marrëveshja bërthamore, u ka thënë gazetarëve se dëshiron ta frenojë ndikimin e Iranit në rajon.

Trump u ka dhënë afat shteteve evropiane që kanë nënshkruar marrëveshjen, që deri më 12 maj ta përmirësojnë atë, në të kundërtën ai ka kërcënuar se Uashingtoni do të tërhiqet nga pakti bërthaor.

Përveç Shteteve të Bashkuara, të gjitha shtetet nënshkruese të kësaj marrëveshjeje – Rusia, Kina, Britnia, Franca dhe Gjermania– kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë pakt, i cili i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

XS
SM
MD
LG