Trump, mirënjohës për partneritetin me Francën
Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur mirënjohës për partneritetin e SHBA-së me Francën në atë që e ka cilësuar si “fushatë të presionit maksimal” ndaj regjimit të Koresë Veriore, me qëllim të sigurimit të paqes në rajon. Duke folur para gazetarëve, pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron më 24 prill në Uashington, Trump ka kritikuar autoritetet iraniane duke thënë se Teherani “duhet t’i japë fund mbështetjes së terrorizmit”. (AP)
Përmbajtja
-
26 qershor 2026Si hollohet uraniumi?
-
24 qershor 2026NATO-ja vëzhgon me shqetësim të madh garnizonet e reja të Rusisë
-
24 qershor 2026Ai theu heshtjen. Burra të tjerë morën guxim