Ndërlidhjet

Rama: Privimi nga BE-ja mund të ushqejë radikalizmin islamik


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Privimi i Shqipërisë që një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian mund të ushqejë radikalizmin islamik në këtë vend dhe të rrezikojë stabilitetin rajonal, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Rama, i cili ndodhet në Berlin për të lobuar për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pasi Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin javën e kaluar, po ashtu kritikoi politikanët evropianë që, sipas tij, ndezin ndjenja anti-myslimane, duke i etiketuar ata si "investues në radikalizëm".

Rama tha se edhe Rusia synon radikalizimin e myslimanëve të Shqipërisë dhe i bëri thirrje BE-së "të mos u lë hapësirë vendeve të tjera".

"Ne të gjithë kemi nevojë për më shumë Evropë në Ballkanin Perëndimor", tha Rama.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë, javën e kaluar, se BE-ja duhet të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të shmangur rrezikun e një lufte të re atje.

XS
SM
MD
LG