Ndërlidhjet

Një panel i Kongresit konstaton se Trump nuk ka bashkëpunuar me Rusinë


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA lëshoi të premten raportin përfundimtar mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale më 2016, duke konstatuar se fushata e presidentit Donald Trump nuk ka bashkëpunuar fshehtë me Rusinë.

Raporti prej 250 faqesh është kapitulli i fundit i hetimeve nga Komiteti i Inteligjencës, i cili kontrollohet nga republikanët.

Anëtarët demokratë të Komitetit e kanë kritikuar për kohë të gjatë procesin e udhëhequr nga republikanët, duke thënë se homologët e tyre bëjnë përpjekje të mbrojnë Trumpin dhe të minojnë integritetin e komunitetit të inteligjencës në SHBA.

Republikanët kanë thënë se agjencitë e zbulimit në SHBA janë bërë shumë të politizuara.

Komiteti i Inteligjencës është një nga tre panelet e Kongresit që po hetojnë ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Trump e mohon vazhdimisht se ka pasur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë, ndërsa hetimet i quan "gjueti shtrigash".

XS
SM
MD
LG