Ndërlidhjet

Trump ia ka kthyer paratë avokatit që ka paguar aktoren pornografike


Presidenti Donald Trump dhe aktorja Stormy Daniels

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ia ka kthyer personalisht avokatit të tij 130,000 dollarë, të cilat janë përdorur për të "blerë" heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, në lidhje me një aferë të dyshuar, tha ndihmësi ligjor i Trumpit, Rudy Giuliani.

Ky pohim duket se bie në kundërshtim me Trumpin, i cili ka thënë se nuk ka ditur për pagesën që i ka bërë avokati Michael Cohen Danielsit, përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Trump po ashtu ka mohuar se ka pasur aferë me Danielsin në vitin 2006 - ashtu siç pretendon kjo e fundit.

Giuliani tha se nuk janë përdorur financat e fushatës dhe se shlyerja e borxhit është bërë "për një periudhë prej disa muajsh".

XS
SM
MD
LG