Ndërlidhjet

Rrëzohet një helikopter rus në Siri, vriten dy pilotë


Helikopter i ushtrisë ruse i tipit Ka-52
Helikopter i ushtrisë ruse i tipit Ka-52

Një helikopter i ushtrisë ruse është rrëzuar më 7 maj në Sirinë lindore, duke vrarë dy pilotët, kanë njoftuar agjencitë e lajmeve ruse, duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Ministria është cituar të ketë thënë se një helikopter i tipit Ka-52, gjatë një fluturimi rutinë është rrëzuar dhe dy trupat e pilotëve janë gjetur pas kërkimeve. Po ashtu thuhet se problemet teknike mund të kenë shkaktuar këtë aksident.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij muaji që pilotët rusë humbin jetën e tyre gjatë aksidenteve mbi Siri.

Më 3 maj, një avion luftuara rus i tipit Su-30SM, u rrëzua në Siri vetëm pak kohë pasi ishte ngritur për fluturim, duke lënë të vdekur të gjithë anëtarët e bordit.

XS
SM
MD
LG