Ndërlidhjet

FIFA gjobit Rusinë për brohoritjet raciste


Ilustrim

Federata e Futbollit e Rusisë u gjobit me 25,000 euro për brohoritjet raciste të tifozëve rusë gjatë një loje me Francën në muajin mars, bëri të ditur Federata Botërore e Futbollit - FIFA.

Mesfushori i Manchester United-it, Paul Pogba, dhe anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele, kanë qenë cak i brohoritjeve raciste gjatë lojës në Shën Petersburg, e cila ka përfunduar me fitoren e Francës 3:1.

Komiteti disiplinor i FIFA-s tha se ka sanksionuar Federatën ruse pas një hetimi të plotë dhe se vendimin e ka bazuar në "peshën e incidentit".

Ndëshkimi vjen në kohën kur Rusia po përgatitet të mbajë Kampionatin Botëror të Futbollit që nis muajin e ardhshëm.

Aleksandr Alayev, ushtrues i detyrës së shefit të Federatës ruse, tha se Rusia do të paguajë gjobën, porse "shpenzimet do të mbulohen nga ata persona që janë fajtorë për incidentin".

XS
SM
MD
LG