Ndërlidhjet

Disa të vdekur si pasojë e dy sulmeve në Afganistan


Një ushtar i huaj pozicionet gjatë sulmeve të 9 majit në Afganistan.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhen 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në kryeqytetin afgan, Kabul, kanë njoftuar autoritet.

Ministrja e Brendshme, Wais Barmak u ka thënë gazetarve se tetë militantë kanë marrë pjesë në sulmet në lagjet Dasht-e Barchi dhe Shar-e Naw në Kabul.

Në sulmin në parë në stacionin policor në Dasht-e-Barchi në Kabul, dy militanët kanë gjuajtur granata dore dhe kanë kryer sulm vetëvrasës duke nisur sulm në ndërtesë, ka thënë Barmak.

Sulmuesi i tretë vetëvrasës është vrarë nga policia, ka shtuar ai. Dy zyrtarë policorë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur ka thënë Barmak për gazetarët.

Sulmi i dytë ka ndodhur në zonën biznesore, Shar-r Naw, afër një agjencie e cila merret me procedurat e vizave për Indi.

Bazuar në deklaratat e ministrit, të paktën dy sulmues janë përleshur me forcat e sigurisë dhe luftimet kanë zgjatur për më shumë se katër orë.

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e parë ndërsa talibanët për të dytin.

Mirëpo Drejtoria Kombëtare e Sigurisë në Afganistan ka thënë se sulmet e koordinuara janë organizuar nga grupi militant, Haqqani.

XS
SM
MD
LG