Ndërlidhjet

Raporti i ekspertizës konstaton se policët Trena e Dashi ishin vetë-aksidentuar


Pamje nga kërkimet për dy policët

Policët Armend Trena dhe Malësor Dashi, të cilët kishin rënë më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, sipas raportit të ekspertizës së komunikacionit, janë vetë-aksidentuar.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Sipas tij, autopsia e trupave që u gjetën javën e kaluar në lumin Lepenc, ende nuk është publikuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Autopsia pritet të kryhet deri të hënën.

Ndryshe, trupi i Malësor Dashit u gjet pesë kilometra nga vendi i ngjarjes, pas gjashtë ditësh, ku dyshohej fillimisht se kishte rënë vetura. Ndërsa, trupi i Armend Trenës, u gjet në ditën e dhjetë të kërkimeve, gjashtë kilometra nga vendi i ngjarjes, në lumin Lepenc, më saktësisht në vendin e quajtur "Kulla me Çeshme’’.

XS
SM
MD
LG