Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Vuçiq: I gatshëm për kompromise, por jo ta poshtëroj popullin serb


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Foto nga arkivi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shumë njerëz ndihet të lodhur në Serbi nga premtimet se vendi i tij një ditë do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjatë një interviste për Euronews ai ka thënë se Beogradi nuk është duke provokuar Kosovën.

Vuçiq ka thënë se Serbinë askush nuk e ka garantuar se do të jetë pjesë e BE-së, por para se të ndodhë një gjë e tillë duhet një marrëveshje finale me Kosovën.

Presidenti serb ka thënë se ai është i gatshëm të bëjë kompromise për Kosovën, por jo ta poshtërojë popullin serb.

“Para se gjithash, mendoj se askush nuk na ka garantuar që ne të jemi pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2025. Ata kanë thënë: ‘Nëse i kryeni punët...’ Kjo kishte të bënte kryesisht me marrëveshjen me Kosovën. ‘Nëse i zgjidhni të gjitha problemet me Prishtinën’ dhe më pas gjithçka tjetër, përfshirë sundimin e ligjit dhe gjithçka që kërkojmë nga ju, atëherë do të mund të bëheshim anëtar të BE-së më 2025. Dhe jemi në rrugën e BE-së që nga viti 2000".

"Kanë kaluar 18 vjet dhe për këtë arsye njerëzit ndihen, herë pas here, të lodhur. Por, sidoqoftë, nuk ka zgjidhje më të mirë. Ne do ta kryejmë punën tonë. Do të investojmë përpjekje të mëdha në tentim për të gjetur një zgjidhje për krizën e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur nga Euronews nëse është provokim veprimi i Serbisë kur dërgoi një tren në Kosovë me një flamur të madh serb dhe me flamurin që thoshte “Kosova është Serbi”, Vuçiq ka mohuar të ketë provokime nga ana e Serbisë.

“Nëse na thoni ne se Kosova është shtet i pavarur, a është provokim i madh kundër Serbisë? Madje edhe vendi juaj (Hungaria), vendi prej nga vini, e ka njohur pavarësinë e Kosovës, a është ky një provokim i madh sot? A t’ju konsideroj juve si provokues të madh? Sepse ke një mendim ndryshe në lidhje me statusin ligjor të Kosovës në krahasim me ne? Ne e respektojmë faktin se mendojnë ndryshe nga ne, kur flasin për statusin ligjor të Kosovës. Dhe ky është dallimi. Dhe ende mendoni se ka qenë provokim se dikush e ka shkruar ‘Kosova ishte Serbi’. E pabesueshme. Unë mendoj se Kosova është Serbi”.

“Në të njëjtën kohë, jam shumë i gatshëm të flas për kompromise dhe të bëj koncesione sa më shumë që të jetë e mundshme. Por jo të poshtëroj popullin dhe të mos i rrezikoj interesat e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

XS
SM
MD
LG