Ndërlidhjet

Vullkani shpërthen në Havai duke përhapur pluhur dhe hi


Vullkani Kilauea, Havai
Vullkani Kilauea, Havai

Vullkani Kilauea në Havai ka shpërthyer, duke gjuajtur pluhur hiri në rreth 9,000 metra në qiell, shpërthimi ndodhi në 6 të mëngjesit.

Banorët që jetojnë në një qytet afër, kanë raportuar për pluhur dhe re hiri që janë përhapur pas shpërthimit.

Lava që ka dalë gjatë dy javëvë të fundit ka shkatërruar të paktën 26 shtëpi dhe 10 struktura të tjera. Krateri ndodhet brenda Parkut Kombëtar të vullkaneve të Havait, i cili është mbyllur që nga 11 maji dhe ishte në gjendje gatishmërie.

Zyrtarët thanë se nuk presin që ky shpërthim të jetë vdekjeprurës.

Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë. Nga shpërthimi i saj në vitin 1924, ka vdekur një person.

XS
SM
MD
LG