Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Pentagoni do të emërojë komandant të ri në Afganistan


Gjenerali Scot Miller

Një ushtar i operacioneve speciale raportohet të jetë zgjedhur komandant i ardhshëm i forcave amerikane dhe të koalicionit në Afganistan.

Gjenerali Scott Miller do të pasojë gjeneralin John Nicholson, i cili ka mbajtur postin qysh në mars të vitit 2016, raportojnë AP, Reuters dhe Wall Street Journal.

Promovimi i Millerit kërkon konfirmimin nga Senati i Shteteve të Bashkuara.

Miller ka shërbyer si udhëheqës i kontingjentit të operacioneve speciale në Afganistan më 2013-14 dhe në turne luftarake në Irak dhe Somali.

Pentagoni nuk pranoi t'i komentojë raportet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë detyrën vitin e kaluar, duke shprehur skepticizëm për luftën në Afganistan dhe madje duke përkrahur tërheqjen.

Por, përballë kërcënimit taliban, Trump është zmbrapsur dhe, gushtin e kaluar, ka miratuar një strategji më të ashpër të luftës në Afganistan, e cila është udhëhequr nga Nicholson.

Mbi 2,400 forca amerikane kanë vdekur në luftën 17-vjeçare në Afganistan.

XS
SM
MD
LG