Ndërlidhjet

Erdogan: Rreth 200,000 sirianë janë kthyer në rajonet siriane të kontrolluara nga Turqia


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të martën se 200,000 sirianë janë kthyer në rajonet veriore siriane të kontrolluara nga forcat turke.

Ai i ka bërë këto deklarata pas kritikave të rivalëve të tij për milliona refugjatë në Turqi.

Më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë që janë larguar nga konflikti në shtetin e tyre janë duke jetuar në Turqi, mirëpo prezenca e tyre shihet nga disa turq si kërcënim për vende të punës.

Tema e refugjatëve është bërë çështje diskutuese në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale më 24 qershor, pasi rivalët e Erdoganit kanë thënë se do të marrin hapa për t’u siguruar që sirianët do të kthehen në shtetin e tyre.

Erdogan ka thënë se disa refugjatë tashmë janë kthyer në rajonin Afrin të Sirisë, territor në të cilin Turqia ka nisur ofensivë për të larguar kurdët sirianë apo luftëtarët e grupit militant, Shteti Islamik nga ato pozicione.

“Deri më tash rreth 200,000 banorë nga këto zona janë larguar nga Turqia. Dhe vazhdojnë të kthehen. Pse? Sepse është toka e tyre, ne u hapim rrugën për t’u kthyer”, ka thënë presidenti turk.

Erdogan ka hapur kufinjtë e Turqisë për migrantët sirianë prej kur ka filluar konflikti në Siri më 2011.

XS
SM
MD
LG