Ndërlidhjet

Macron organizon Festivalin e Muzikës në Pallatin Presidencial


Qindra adhurues të muzikës elektronike do të mbledhen një një koncert të rrallë në oborrin e Pallatit Presidencial Elysee në Paris, si pjesë e Ditës së Muzikës në Francë.

Më shumë se 1,500 bileta falas u dhuruan, duke u kyqur në faqen zyrtare të Pallatit Presidencial.

Zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron, nuk ka konfirmuar ende nëse presidenti dhe bashkëshortja e tij Brigitte do të marrin pjesë në këtë festival që do të zgjas 4 orë.

Por, vitin e kaluar, qifti presidencial ishin paraqitur gjatë festivalit në performancën e Gardës Republikane Franceze.

Macron nuk është presidenti i parë që mban koncertë në Pallatin Presidencial.

XS
SM
MD
LG