Ndërlidhjet

Avokati Cohen: Familja ime përpara Trumpit


Michael Cohen

Ish-avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, tha se synon "të vendosë familjen dhe shtetin në vend të parë", duke sugjeruar se mund të jetë i gatshëm për të bashkëpunuar me prokurorët federalë.

Komentet e Michael Cohen, të bëra publike në një intervistë që u publikua të hënën, mund të sinjalizojnë probleme të reja ligjore për Trumpin, i cili po lufton për të mbajtur mijëra dokumente të siguruara nga hetuesit larg duarve të prokurorëve.

"Bashkëshortja ime, vajza ime dhe djali im kanë besnikërinë time kryesore dhe gjithmonë do ta kenë", tha Cohen, i cili dikur ka thënë se do të bënte çdo gjë për Trumpin

"Familja dhe vendi im janë në vend të parë", theksoi Cohen.

"Unë nuk do të jem thes për t'u gjuajtur si pjesë e strategjisë së mbrojtjes së askujt", tha Cohen.

Agjentët e FBI-së, në muajin prill, kanë bastisur shtëpinë dhe zyrën e Cohenit, i cili ka shërbyer si avokat personal i Trumpit me vite, përpara se Trump të zgjidhej president në vitin 2016.

Ndër të tjera, hestuesit janë duke hetuar një pagesë që Cohen thuhet se ia ka bërë një aktoreje pornografike, e cila ka thënë se ka pasur aferë me Trumpin në vitin 2006.

Trump e ka mohuar një gjë të tillë.

Avokati është nën hetime edhe për disa marrëveshje të tij biznesore.

XS
SM
MD
LG