Ndërlidhjet

Kina nis aplikimin e tarifave në produktet amerikane më 6 korrik


Ilustrim.

Tarifat kineze në mallrat amerikane në vlerë të 34 miliardë dollarëve do të nisin së zbatuari në mesnatën e 6 korrikut me kohën lokale të Pekinit, i ka thënë një burim, agjencisë së lajmeve Reuters, duke përkeqësuar tensionet tregtare në mes të dy ekonomive më të mëdha në botë.

Uashingtoni ka thënë se do të zbatojë tarifat në importet kineze në vlerë të 34 miliardë dollarëve nga 6 korriku, derisa Pekini ka premtuar se do të hakmerret në po të njëjtën ditë.

Dallimi në kohë prej 12 orëve, e kthen Pekinin në vendin e parë që do të zbatojë tarifat në fjalë.

“Masat tona janë të barabarta dhe të qenit të barabartë nënkupton se nëse Shtetet e Bashkuara nisin zbatimin e tarifave më 6 korrik, ashtu do të veprojmë edhe ne”, ka deklaruar për Reuters, një burim i agjencisë, i cili ka kërkuar anonimitet për shkak se nuk është i autorizuar për të dhënë deklarata për media.

“Zbatimi i të gjitha politikave fillon nga mesnata”, është shprehur ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump këmbëngul se Kina ka përfituar padrejtësisht nga një jobalancë tregtare me SHBA-në, për vite të tëra.

XS
SM
MD
LG