Ndërlidhjet

Një "protestues" nxirret nga salla e mediave përpara konferencës Trump-Putin


Personeli i sigurisë largon një burrë nga salla e konferencës për media në Helsinki.
Personeli i sigurisë largon një burrë nga salla e konferencës për media në Helsinki.

Personeli i sigurisë largoi një burrë nga salla e konferencës për media në Helsinki, pak minuta përpara se të dilnin para gazetarëve presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Individi, i ulur në anën e shtypit amerikan, mbante në dorë një shenjë për armët bërthamore.

Ai e identifikoi veten si gazetar nga revista "The Nation", raporton AP.

Një agjent i Shërbimit Sekret amerikan foli me të, përpara se sigurimi finlandez ta nxirrte jashtë me forcë.

Trump dhe Putin u mblodhën të hënën në Helsinki për samitin e parë dypalësh.

XS
SM
MD
LG