Ndërlidhjet

Shkencëtarët australianë zbulojnë testin e gjakut që vëren kanceret e lëkurës


Ilustrim.
Ilustrim.

Hulumtuesit australianë kanë thënë të mërkurën se kanë zbuluar një test të gjakut për fazat fillestare të kancerit të lëkurës, duke e cilësuar të njëjtin si pikë kthese që mund të shpëtojë jetën e shumë personave.

Shkencëtarët nga Universiteti Edith Cowan, kanë thënë se testi i ri mund t’iu ndihmojë doktorëve të zbulojnë kancerin e lëkurës para se të shpërndahet në trupin e njeriut.

“Pacientët që zbulojnë fazat e para të sëmundjes kanë një normë të mbijetesës pesëvjeçare në mes të 90 dhe 99 përqind”, ka thënë udhëheqësja e studimit, Pauline Zaenker.

Ajo ka shtuar se normat e mbijetesës ulen në më pak se 50 përqind nëse kanceri shpërndahet në trup.

“Kjo është ajo çfarë e bën këtë test të gjakut kaq të mrekullueshëm sepse mund të vërejë turmoret në fazat e para kur ende janë të trajtueshme”, ka thënë ajo.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 105 pacientë me kancer të lëkurës dhe 104 persona të shëndetshëm.

Testet kanë rezultuar me zbulim të tumoreve në fazat e para në 79 përqind të rasteve, kanë thënë shkencëtarët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në tre rastet e prekura me kancer diagnostikohet me kancer në lëkurë, derisa Australia ka numrin më të madh të personave të prekur me këtë tip të kësaj sëmundje.

XS
SM
MD
LG