Ndërlidhjet

Paul: Duhet të kemi dialog me Rusinë


Senatori republikan, Rand Paul.
Senatori republikan, Rand Paul.

Një ligjvënës amerikan, gjatë vizitës së tij në Moskë tha se Shtetet e Bashkuara duhen të kenë më shumë dialog me Rusinë dhe të mbajnë të hapura linjat e komunikimit.

“Pjesë e vizitës sime dhe qëllimi që kam ardhur në Rusi është që të them se ne na duhet të kemi dialog”, tha senatori republikan, Rand Paul.

Duke folur gjatë një takimi me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Rusisë, Paul tha se Rusia dhe SHBA-ja “janë në afërsi” në shumë pika të nxehta në mbarë botën, përfshirë edhe në Siri.

“Mendoj se do të ishte gabim i madh që të mos mbajmë të hapura linjat e komunikimit. Bota është një vend i komplikuar”, tha ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump në vazhdimësi ka thënë se ai dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.

Konstantin Kosachyov, kryetar i Komitetit për Punët të Jashtme të Rusisë, gjatë takimit tha se përpjekjet e senatorit Paul për të përmirësuar marrëdhëniet, po pengohen nga sanksionet e vendosura nga SHBA-ja, si kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë si dhe ndërhyrjes së dyshuar në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, si dhe veprimeve të tjera.

“Sanksionet definitivisht paraqesin një pengesë në këto marrëdhënie, por ato nuk i ndalin këto raporte në asnjë mënyrë”, tha Kosachyov.

Paul është njëri nga dy senatorët që kishte votuar kundër një projektligji për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë më 2014 dhe ka çmuar lartë përpjekjet e Trumpit për të përmirësuar raportet me Moskën.

XS
SM
MD
LG