Ndërlidhjet

Hoti: Korrigjimi i kufijve rrit shpresat për ndarje të Kosovës


Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes rrjetit social Facebook, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes idesë për korrigjim të kufijve po dëmton punën e gjatë në krijimin e stabilitetit dhe barazisë së komuniteteve në Kosovë.

"Propozimi kontravers i Presidentit për korigjim kufijsh i ka dëmtuar në thelb përpjekjet e kahmotshme, tonat dhe të bashkësisë ndërkombëtare, për të krijuar rrethana të favorshme për komunitetin serb që të jetë pjesë aktive dhe e barabartë e jetës institucionale në Kosovës".

"Propozimi për korigjim kufijsh po ndihmon drejtëpërdrejt politikën refuzuese të përfaqësuesve politik të komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës, si dhe po i ushqyen shpresa e tyre se Kosova mund të ndahet dhe një pjesë e saj mund t’i bashkangjitet Serbisë", thuhet në postimin në Facebook.

Hoti shtoi se krijimi i një Qeverie të re do të eliminonte pasigurinë politike dhe sipas tij, "nuk do të lejonte pazaret me shtetësinë e Kosovës".

"Ne mbesim të palëkundur në idealin tonë për një Kosovë demokratike e të pavarur në tërësinë e saj territoriale, të zhvilluar në çdo cep të saj e me mundësi të barabarta për të gjithë pa dallim, të integruar në BE dhe NATO, si dhe në miqësi të përhershme me SHBA", theksoi Hoti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po kërkon që në kuadër të dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, të flitet edhe për korrigjimin e kufijve dhe mundësisë së bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Idenë e ndryshimit apo korrigjimit të kufijve nuk po e përkrah as kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në një deklarim, tha se kufijtë ndryshohen vetëm

Thaçi ka deklaruar se është duke punuar që çështja e Ligjit për referendum të dërgohet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës për miratim, me anë të të cilit do t'i mundësohej qytetarëve të vendosin për këtë çështje.

XS
SM
MD
LG