Ndërlidhjet

Arrestohet aktivisti opozitar rus për shkak të organizimit të protestave


Aktivisiti opozitar, Sergei Udaltsov
Aktivisiti opozitar, Sergei Udaltsov

Lideri i lëvizjes opozitare ruse, Fronti i Majtë, Sergei Udaltsov është arrestuar në Moskë.

Gruaja e Udaltsov ka njoftuar përmes Twitter se burri i saj është arrestuar sot për shkak të organizimit të protestave, për të kundërshtuar planin e Qeverisë, që mëton të rrisë moshën e daljes në pension.

Dhjetëra mijëra rusë kanë protestuar në mbarë vendin më 28 korrik kundër këtij plani.

Udaltsov ka qenë njëri prej organizatorëve në Moskë më 28 korrik, ku mijëra persona protestuan kundër reformës qeveritare.

Legjislacioni tashmë ka shkuar në Parlament. Aty kërkohet që mosha e daljes në pension për burrat të jetë 65-vjeç dhe për gratë 63. Momentalisht, mosha e pensionimit në Rusi për burra është 60 dhe gra 55-vjeç.

XS
SM
MD
LG