Ndërlidhjet

Ronaldo në kërkim të një tjetër trofeu në Ligën e Kampionëve


Christiano Ronaldo.
Christiano Ronaldo.

Futbollisti, Cristiano Ronaldo ka thënë se ka qenë i lehtë transferimi i tij nga ekipi i Real Madridit në Juventus, teksa ai synon të bëhet lojtari i dytë që fiton trofeun në Ligën e Kampionëve në tri klube të ndryshme.

“Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin dhe do të bëjë gjithçka për ta fituar atë”, ka thënë portugezi 33 vjeçar, në një intervistë për transmetuesin, DAZN.

Ronaldo ka fituar pesë tituj në Ligën e Kampionëve, katër sa ishte në klubin, Real Madrid dhe një sa ishte pjesë e Manchester United.

Një tjetër titull do të bashkonte atë me holandezin, Clarence Seedorf, i cili është lojtari i vetëm që ka fituar trofe evropianë me tri klube të ndryshme.

Seedorf ka fituar titullin evropian katër herë me ekipet si: Ajax, Real Madrid dhe dy herë me Milanin në vitet 1995 dhe 2007.

“Ne do të fokusohemi me pjesëtarët tjerë të ekipit, mirëpo pa u obsesionuar. Ne do të shkojmë hap pas hapi dhe do të shohim nëse do të ndodhë këtë vit, tjetrin apo tjetrin në rradhë”, është shprehur ai.

Juventus në anën tjetër, ka ngritur kupën në Ligën e Kampionëve dy herë, më 1985 dhe 1996.

XS
SM
MD
LG